image Notat e futbollistëve: Reims – PSG, Mbappe më i miri, Messi me vlerësim solid, Berisha notohet lartë

Futboll

Notat e futbollistëve: Reims – PSG, Mbappe më i miri, Messi me vlerësim solid, Berisha notohet lartë

news image

PSG u përballë me Reimsin në kuadër të xhiros së katërt në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.

Parisienët fituan me rezultat të pastër në udhëtim 0-2.

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, shkëlqeu me dy golat, duke dërguar mesazh te dy taborët, te kryesia e PSG dhe e Real Madridit, që po e kërkojnë tash e dy vite.

Në këtë ndeshje debutoi edhe ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili luajti nga minuta e 66.

Për vendasit e Reims, në minutën e 45-të u inkuadrua futbollisti i Kosovës, Valon Berisha.

Mbappe u vlerësua më së larti në këtë ndeshje me notë 8.5, kurse Messi me notë 6.7.

Në anën tjetër Berisha u vlerësua mjaftë lartë edhe pse hyri në pjesë të dytë me notë 7.1, kurse bashkëlojtari i tij Rajkovic kishte notën më të vogël 6.1.

Notat e të gjithë futbollistëve nga sajti “Sofa Score”:  

Stade de Reims – Paris Saint-Germain Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/