Chelsea u shpall kampione edhe e Superkupës së Evropës, shkruan Sinjali Sport.
Blutë mposhtë Villarrealin përmes penaltive.
Koha e rregullt në fushë përfundoi baras 1-1, ndërsa penaltitë përcaktuan që anglezët të marrin edhe trofeun e Superkupës.
Hero i londinezëve te gjuajtët nga pika e bardhë ishte portieri, Kepa Arrizabalaga, i cili mbrojti një penalti më shumë se homologu i tij Sergio Asenjo.
Gjatë lojës dy skuadrat dominuan në një pjesë kohore të takimit, ku penaltitë ishin të mirëseardhura për të dy palët.
Hakim Ziyech e kaloi Chelsea në epërsi në minutën e 27-të, përderisa Gerard Moreno e barazoi në atë të 73-ën.
Futbollistët më të mirë të këtij ballafaqimi sipas sajtit “Sofa Score” ishin, gardiani i portës spanjolle, Sergio Asenjo që u vlerësua me notën më të lartë 8.7, ndërsa të anglezët paraqitje fantastike kishte Mateo Kovacic me notën 8.2.
Timo Werner dhe Alberto Moreno lanë për të dëshiruar, duke u vlerësuar me notat më të vogla 6.5 që të dy.
Notat e të gjithë atyre që u paraqiten në këtë ndeshje janë këto: