image Emery: E merituam të jemi këtu, do vazhdojmë të thyejmë barriera

Futboll

Emery: E merituam të jemi këtu, do vazhdojmë të thyejmë barriera

news image

Unai Emery, fitues i tri Ligave të Evropës me Sevillën, dëshiron nesër që ta fitojë këtë trofe edhe me Villarrealin, shkruan Sinjali Sport.

Trajneri bask është i vetëdijshëm për rëndësinë e finales dhe e ka të qartë objektivin e klubit, “Ne do vazhdojmë të thyejmë barriera, Villarreali e ka merituar një vend në finale të këtij kompeticioni për shkak se kanë ditur si të luajnë viteve të fundit”.

Emery tha se “Duhet të shijojmë finalen, mirëpo mendojmë ta fitojmë.”

Ish trajneri i Arsenalit shtoi “Për shkak të punës që e kemi bërë, ne e meritojmë t’i jetojmë këto momente dhe Villarreali ka argumente që do t’i provojë ato për gjetur opsionin më të mirë për të fituar.”

Trajneri i Villarrealit foli edhe për kohën sa ishte te Sevilla ku e fitoi tri herë rresht Ligën e Evropës dhe me Arsenalin një herë arriti finalen por duke humbur nga Chelsea.

“Të gjitha janë të ndryshme, në disa unë isha i preferuari në disa jo, ne i arritëm ato me entuziazëm të madh”, u shpreh Emery një ditë para finales së madhe të Europa League, që do përballen me Manchester United. /Gazeta Sinjali Sporti/