Torino e pafat, mposhtet në minutën e fundit me rezultat 2:0 nga Udinese vendase.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit titullar, duke treguar angazhim por nuk arritën të kthehen me pikë.
Futbollisti Nahuel Molina realizoi në minutën e 90+4 për epërsinë e madh të Udineses.
Dy minuta më herët, Rolando Mandragora i Torinos, ndëshkohet me karton të kuq pa dy të verdhëve.
Në minutën e 90+7, Pussetto shënon nga penalltia për 2:0.
Vojvoda kompletoi 90 minutat dhe u vlerësua me notën 6.6 nga ‘SofaScore’.
Pas javës së 23-rë në Serie A, Torino zë vendin e dhjetë me 32 pikë e Udinese është e 14-ta me 27. /Gazeta Sinjali Sporti/