Norwichi e Southamptoni u përballen në kuadër të xhiros së 12-të në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
Kanarinat arritën fitoren e dytë rresht dhe të dytën këtë sezon në Premierligë, pasi triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1.
Edhe pse mysafirët kaluan të parë me Che Adams, vendasit përmbysen me Pukkin dhe Hanleyn.
Milot Rashica luajti 90 minuta, ku edhe ka asistuar te goli i dytë, kurse Armando Broja u inkuadrua në minutën e 57-të.
Dy skuadrat ku luajnë dy futbollistët shqiptarë, Milot Rashica dhe Armando Broja takohen nga ora 16:00 në ‘Carrow Road’. /Gazeta Sinjali Sporti/