image Noizy paralajmëron diçka të madhe, zbulon për çfarë bëhet fjalë

Bota e Yjeve

Noizy paralajmëron diçka të madhe, zbulon për çfarë bëhet fjalë

news image

Noizy është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar. Ai bën gjithmonë “zhurmë” me çdo këngë apo dalje televizive.

Së fundmi, reperi ka bërë disa postime duke paralajmëruar një koncert madhështor. Nuk ka ndarë detaje, por ka thënë se do të mbahet në gusht.

Në një tjetër postim, ai ka zbuluar se do të ketë 30 000 pjesëmarrës. Reperi ka lënë surprizë vendin ku pritet të mbajë koncertin.

Sa i përket projekteve të reja, kujtojmë që reperi solli muajin që kaloi këngën “Dhimbje” ndjekur më pas me “Chicken Dinner”.

/GazetaSinjali/