image Noizy dhe Stresi po sjellin këngë bashkë

Bota e Yjeve

Noizy dhe Stresi po sjellin këngë bashkë

news image

Reperët Noizy dhe Stresi e kanë dhënë një lajm të pritur nga adhuruesit e tyrë për shumë gjatë.

Noizy ishte ai i cili këtë e bëri të ditur me anë të një videoje që e publikoi në rrjetin social Instagram.

Në video shihet studio e punës së reperit, dhe si duket është duke u punuar kënga e dyshes së reperëve.

“Kur vim na?”, ka qenë mbishkrimi i Noizyt, duke mos treguar se a titullohet kështu kënga, si dhe nuk ka dhënë detaje se kur do të publikohet ky projekt muzikor.

Stresi është fituesi i edicionit të parë të Big Brother Vip Kosova, dhe sa ka qëndruar brenda shtëpisë më të madhe në vend e ka realizuar këngën “Kosovë, Shqipëri”.

Ndërsa, Noizy së fundi e ka publikuar albumin e tij “Alpha”.

image 118

/GazetaSinjali/