image Nobelin për Letërsi e rrëmben shkrimtarja polake dhe shkrimtari austriak

Kulturë/ Nobelin për Letërsi e rrëmben shkrimtarja polake dhe shkrimtari austriak

news image

Një shkrimtare polake dhe një austriak fituan çmimet Nobel për Letërsinë.

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019 iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke. Dramaturgu dhe romancieri 76-vjeçar u vlerësua “për veprën e tij ndikuese. Me zgjuarsi gjuhësore  eksploroi periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”, thuhet në deklaratën e Akademisë

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2018 iu dha shkrimtares polake, Olga Tokarczuk. Romancierja 57-vjeçare u vlerësua për imagjinatën narrative që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një mënyrë jetese.

Akademia Suedeze, që mbikëqyr çmimin prestigjioz, pezulloi vitin e kaluar dhënien e çmimit për të bërë ndryshime në proceset e saj pasi u përfshi në një skandal seksual.

Jean-Claude Arnault, bashkëshorti i anëtares së Akademisë Katarina Frostenson u dënua me 2 vjet burg në tetor për përdhunim.

Frostenson  u tërhoq dhe ngjarjet shkaktuan krizë në Akademi përfshirë pretendimet për konflikte interesit dhe bërjen publike para kohe të emrave të fituesve.

Kjo çoi në rënien e besimit të publikut tek Akademia.

Akademia ka bërë ndryshime edhe në panelin e saj, duke sjellë disa anëtarë të rinj që nga viti i kaluar.

Gjithashtu tani do t’i lejojë anëtarët e tij të japin dorëheqjen dhe nuk do të tolerojë më anëtarët që kanë qenë subjekt i konflikteve të interesave ose hetimeve penale.