Një shkrimtare polake dhe një austriak fituan çmimet Nobel për Letërsinë.
Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019 iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke. Dramaturgu dhe romancieri 76-vjeçar u vlerësua “për veprën e tij ndikuese. Me zgjuarsi gjuhësore eksploroi periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”, thuhet në deklaratën e Akademisë
Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2018 iu dha shkrimtares polake, Olga Tokarczuk. Romancierja 57-vjeçare u vlerësua për imagjinatën narrative që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një mënyrë jetese.
Akademia Suedeze, që mbikëqyr çmimin prestigjioz, pezulloi vitin e kaluar dhënien e çmimit për të bërë ndryshime në proceset e saj pasi u përfshi në një skandal seksual.
Jean-Claude Arnault, bashkëshorti i anëtares së Akademisë Katarina Frostenson u dënua me 2 vjet burg në tetor për përdhunim.
Frostenson u tërhoq dhe ngjarjet shkaktuan krizë në Akademi përfshirë pretendimet për konflikte interesit dhe bërjen publike para kohe të emrave të fituesve.
Kjo çoi në rënien e besimit të publikut tek Akademia.
Akademia ka bërë ndryshime edhe në panelin e saj, duke sjellë disa anëtarë të rinj që nga viti i kaluar.
Gjithashtu tani do t’i lejojë anëtarët e tij të japin dorëheqjen dhe nuk do të tolerojë më anëtarët që kanë qenë subjekt i konflikteve të interesave ose hetimeve penale.