image Njoftimi i fundit rreth ndeshjes, Kosova mund të luaj pa dy lojtarë kryesorë ndaj Bjellorusisë

Futboll

Njoftimi i fundit rreth ndeshjes, Kosova mund të luaj pa dy lojtarë kryesorë ndaj Bjellorusisë

news image

Kosova do të përballet me Bjellorusinë sot në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në Budapest, duke filluar nga ora 20:45.

Siç raporton gazetari Arlind Sadiku, Kosova sot do të ketë dy mungesa të mëdha në formacion.

Milot Rashica nuk do të jetë i pranishëm në ndeshje për shkak të një lëndimi që e pësoi ndaj Rumanisë, teksa Edon Zhegrovën është ende duke e munduar lëndimi dhe nuk do mundet të luajë titullar.

Megjithëse, Zhegrova do të jetë në dispozicion të trajnerit Alain Giresse.

Ky takim do të zhvillohet pa tifozë, meqenëse Bjellorusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, teksa si vend neutral e ka zgjedhur stadiumin e Budapestit.

Kujtojmë, Kosova në tri ndeshjet e para ka barazuar, teksa Bjellorusia nuk ka akoma asnjë pikë.

/GazetaSinjali/