image Njoftim me rendësi nga Byroja Kosovare e Sigurimit

Kosovë

Njoftim me rendësi nga Byroja Kosovare e Sigurimit

news image

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton të gjithë qytetarët e Kosovës së nga viti i kaluar, pas marrëveshjes së nënshkruar nga Byroja Kosovare e Sigurimit si dhe Byroja e Sigurimit e Malit të Zi, hyrja në territorin e Republikës së Malit të Zi, si dhe hyrja në Kosovë nga ky shtet behët vetëm me TPL Plus, respektivisht karton të Gjelbër, pa paguar asnjë euro shtesë.

Në qoftë se qytetarët e Kosovës gjatë hyrjes në territorin e Malit të Zi nuk e posedojnë policën TPL Plus, atëherë ata duhet të paguajnë sigurimin kufitar.

“I njëjti princip vlen edhe për qytetaret e Malit të Zi, të cilët në mungesë së kartonit të Gjelbër duhet të paguajnë policën kufitare“, thuhet në njoftim.

Polica TPL Plus merret në kompaninë ku keni sigurimin e automjetit dhe e njëjta vlen për hyrje në Republikën e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

/GazetaSinjali/