Samantha Frigo nga Melburni, ia doli që të humbte peshë pa hequr dorë nga pica.
24-vjeçarja vendosi të humbte peshë pasi peshonte mbi 90 kilogramë, transmeton Gazeta Sinjali.
Samantha tregon se puna e saj me kohë të plotë si menaxhere e një klubi nate, e bënte që të hante drekë në lokal dhe të merrte ushqim nga jashtë për darkë.
Sfida më e madhe për të ishte t’i rezistonte ushqimit, problem të cilin e ka dhe sot.
“Unë menaxhoj një klub nate ku të gjitha vaktet i kam falas. Është më lirë dhe më thjesht të ha aty, por nuk është ide e mirë. Kishte raste që punoja edhe natën, prandaj ishte më e lehtë të merrja diçka me vete ta haja në shtëpi. Shtova më shumë kilogramë kur hoqa dorë nga aktivitetet sportive“, citohet të ketë thënë ajo për “Daily Australia”.
Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak, prandaj vendosi të ndryshonte. E bindur që do i hiqte kilogramët e tepërt, ajo hoqi dorë nga ushqimet e thata dhe pijet me gaz.
Para dhjetë muajsh, Samantha peshonte 91.4 kilogramë, por pas një diete rigoroze ku nuk mungonte pica, humbi 27 kilogramë.
Ja çka përmban dieta e Samanthës:
Mëngjesi: Mish ‘bacon’, vezë ose drithëra.
Drekë: Makarona ose pica.
Darkë: Makarona ose mish dhe sallatë.
Mes-vakte: Fruta të freskëta.
Ëmbëlsira: Akullore me pak kalori./Gazeta Sinjali/