Një 69-vjeçar që kishte 17 vite në arrati pasi kishte dalë nga burgu, u kap më në fund nga policia kineze, të cilët ia panë shpellën ku fshihej nëpërmjet dronëve.
Song Jiang, nj trafikant qeniesh njerëzore, kishte 17 vite që fshihej në malet e provincës Junan.
Ai ishte dënuar për trafikim grash dhe fëmijësh, por u arratis nga burgu në vitin 2002.
Policia nisi ta kërkojë sërish në fillim të shtatorit, kur morën një informacion për se ku mund të gjendej.
Pasi personeli në terren dështoi ta gjente, policët u detyruan të përdorin dronë. Pesë orë kërkime çuan më në fund drejt zbulimit të vendit ku fshihej, një shpellë mes maleve.