Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu për herë të parë prej kur ka marrë detyrë ka parakaluar para Njësiteve të Specializuara të Policisë së Kosovës.
Para njësiteve që ishin rreshtuar për një nderim të tij, ministri Veliu iu premtoi atyre mbështetje dhe tha se duhet të punojnë bashkërisht që Policia e Kosovës të jetë një institucion i besueshëm.
“Policia e Kosovës krahas sfidave ka arritje, por duhet të punojmë bashkarisht që Policia e Kosovës të jetë një institucion i besueshëm para qytetarëve të Kosovës, por edhe bashkërisë ndërkombëtare”, është shprehur Veliu.
Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj u shpreh se do të angazhohen maksimalisht për një siguri më të mirë Kosovë.