image Njësia e krimeve kibernetike fillon hetimin pasi iu sulmua llogaria në Facebook ministres Haradinaj-Stublla

Siguri

Njësia e krimeve kibernetike fillon hetimin pasi iu sulmua llogaria në Facebook ministres Haradinaj-Stublla

news image

Gjatë ditës së djeshme i është sulmuar llogaria në Facebook, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj-Stublla këtë rast e ka paraqitur në Policinë e Kosovës dhe më pastaj është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike bashkë me prokurorin e shtetit.

“Prishtinë 12.11.2020 – 14:00. Ankuesja f/k ka raportuar se nuk ka qasje në llogarinë e Facebookut, llogaria është hakuar. Në lidhje me rastin është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike dhe prokurori i shtetit”, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, sipas ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ky sulm kibernetik ndaj llogarisë së saj vjen pas reagimit që kishte ndaj deklaratave skandaloze të Aleksandar Vuçiqit, ish-ministër dhe bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Millosheviqit, i cili kërcënoi hapur me luftë të re në regjionin e Ballkanit të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATO-n, duke thënë se Serbia duhet të vazhdojë forcimin ushtarak. /Gazeta Sinjali/