image Njeriu më i shtrenjtë në histori të Arsenalit shënon dy gola të çmendur nga goditjet e dënimit

Futboll

Futboll/ Njeriu më i shtrenjtë në histori të Arsenalit shënon dy gola të çmendur nga goditjet e dënimit

news image

Arsenali ka rrëmbyer pikët e plota në “Emirates”, duke e mposhtur me shumë vështirësi Vitorian.

Talenti i blerë për afër 100 milionë euro, Nicolas Pepe, ka shënuar dy gola të bukur nga gjuajtja e lirë në 10 minutat e fundit për t’ia dhuruar tri pikë të arta Arsenalit.

Ai fillimisht realizoi në minutën e 80-të, për të barazuar rezultatin në 2-2, derisa në atë të 92-të, kur ishin dhënë tre minuta shtesë, Pepe shënoi një tjetër gol të bukur nga gjuajtja e lirë, për rezultatin përfundimtar 3-2.

Golin tjetër e shënoi Gabriel Martinelli, kurse për Vitorian, që kaloi dy herë në epërsi, realizuan Marcus Edwards 8’ dhe Bruno Duarte 36’./Gazeta Sinjali/