image Njëri shtet 286 euro, ndërsa tjetri 2 mijë euro – fillohet projekti për ndryshimin e pagës minimale në Evropë

Botë

Botë/ Njëri shtet 286 euro, ndërsa tjetri 2 mijë euro – fillohet projekti për ndryshimin e pagës minimale në Evropë

news image

Komisioni Evropian, ka njoftuar se do të fillojë një konsultim për pagën minimale në vendet e Bashkimit Evropian, por vendet e Evropës Lindore dhe Veriore janë kundër saj.

Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, shumica e vendeve evropiane, 22 nga 28 vendet anëtare kanë prezantuar një pagë minimale, por ka një diferencë të madhe mes Bullgarisë me 286 euro pagë minimale dhe Luksemburgut me 2,017 euro.

Megjithatë, Danimarka, Finlanda, Suedia, Austri, Italia dhe Qipro nuk kanë prezantuar ende pagat minimale.

Aktualisht Komisioni Evropian nuk ka të drejtë të ndërhyjë ose të ligjësojë pagat, pasi i takon secilit vend të vendosë se si ta bëjë këtë./Gazeta Sinjali/