image Njeriu më i pasur në botë humb 8 miliardë dollarë për dy ditë

Botë

Njeriu më i pasur në botë humb 8 miliardë dollarë për dy ditë

news image

Aksionari i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, personi më i pasur në botë, humbi 8 miliardë dollarë gjatë dy ditëve.

Vlera neto e Bezos së “Amazon’ aktualisht është ulur në 176 miliardë dollarë.

Në mes ‘stuhisë financiare’ të trazuar të pandemisë, shuma të mëdha parash mund të humben dhe të gjenden përsëri dhe kjo është vetëm një ditë e zakonshme e javës.

Megjithatë duket se Bezos nuk e ka vrarë shumë mendjen. Që nga 18 marsi, çmimi i aksioneve të tregtisë elektronike u rrit me 69%, duke arritur një rekord prej 1.5 trilion dollarë.

Bezos zotëron 11% të aksioneve të “Amazon”, i cili ka mundësuar që pasuria e tij të rritet me 68 miliardë dollarë gjatë gjithë vitit 2020, edhe pasi i dha 36 miliardë dollarë ish-gruas Mackenzie Bezos, si pjesë e një zgjidhjeje divorci vitin e kaluar.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg-ut, Mackenzie tani është gruaja e dytë më e pasur në botë, me një pasuri prej 58.6 miliardë dollarë./ Gazeta Sinjali/