image Financat e dhjetë njerzëve më të pasur në botë janë rritur gjatë pandemisë - Sinjali

Financat e dhjetë njerzëve më të pasur në botë janë rritur gjatë pandemisë

news image

Edhe pse pandemia ka ndikuar në shumicën e njerzëve negativisht, kjo gjë nuk ka ndodhur edhe me dhjetë personat më të pasur në botë.

Sipas organizatës globale kundër varfërisë Oxfam, financat e dhjetë personave më të pasur në botë gjatë pandemisë vetëm sa janë rritur.

Po ashtu, sipas kësaj organizate kjo pasuri do të mjaftonte që të paguheshin vaksinat anti-COVID për gjithë njerëzit e botës.

Në mesin e të pasurve që përmend Oxfam janë: Jeff Bezos i Amazonit, Mark Zuckerberg i Facebookut dhe Elon Musk i Teslës.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin