image Njëri kundërshtoi dënimin, tjetri incizoi arrestimin, këta janë dy të rinjtë që u prangosen sonte në Pejë

Siguri

Njëri kundërshtoi dënimin, tjetri incizoi arrestimin, këta janë dy të rinjtë që u prangosen sonte në Pejë

news image

A.K. 25 vjeç dhe D.S. 30 vjeç (emra të njohur për redaksinë) bashkë me 4 persona të tjerë u arrestuan sonte në Pejë nën dyshimin për shkelje të dispozitave shëndetësore, raporton Gazeta Sinjali.

Por, arrestimi i këtyre të dyve ishte më pak i zakonshëm.

A.K. u shtri për tokë dhe u arrestua nën dyshimin se kundërshtoi dënimin e policisë për shkak të mungesës së maskës, ndërsa D.S. u arrestua sepse dyshohet se incizoi këtë arrestim.

Arrestimin e tyre për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia rajonale e Pejës.

“Në qendër të  qytetit, Policia e Kosovës duke  e vëzhguar situatën i ka kërkuar zbatimin e masave, pra mbajtjen e maskave, kanë kundërshtuar dhe janë arrestuar 6 qytetarë. Tash janë duke u intervistuar në stacionin policor. Ata i kanë penguar zyrtarët policorë dhe policia janë detyruar t’i shoqërojnë për në stacionin policor”, thanë nga policia. /Gazeta Sinjali/