image Arrestim si në filma për mungesë maske në Pejë, prangoset edhe personi që incizoi arrestimin (Video)

Siguri

Arrestim si në filma për mungesë maske në Pejë, prangoset edhe personi që incizoi arrestimin (Video)

news image

Një arrestim i ashpër ka ndodhur sonte në Pejë për shkak të mosbartjes së maskës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar një video, në të cilën shihet arrestimi i një personi për shkak të mosmbajtjes së maskës. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sonte rreth orës 20:40. Sinjalizuesi po ashtu bëri të ditur se është arrestuar edhe personi që ka incizuar arrestimin.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës, të cilët thanë se janë arrestuar 6 persona për shkak të mosbartjes së maskës.

“Në qendër të  qytetit, Policia e Kosovës duke  e vëzhguar situatën i ka kërkuar zbatimin e masave, pra mbajtjen e maskave, kanë kundërshtuar dhe janë arrestuar 6 qytetarë. Tash janë duke u intervistuar në stacionin policor. Ata i kanë penguar zyrtarët policorë dhe policia janë detyruar t’i shoqërojnë për në stacionin policor”, thanë nga Policia e Pejës.

I pyetur se a është arrestuar edhe personi i cili e ka incizuar ngjarjen, ai tha se nuk ka informacion për këtë.

Kujtojmë se nga një arrestim me forcë të tepruar, muaj më parë në Amerikë, ka vdekur një person./Gazeta Sinjali/