Njerëzit ndonjëherë kanë frikë nga gjërat me të cilat nuk do të vijnë kurrë në kontakt, ndërsa lënë pas dore problemet reale.
Në media sociale qarkullon një video që përshkruan grafikisht dhe krahason shkaqet vjetore të vdekjeve nga njerëzit në mbarë botën.
Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetit, National Geographic, BBC dhe burime të tjera të besueshme tregojnë shumë qartë se gjërat nga të cilat frikësohen njerëzit shpesh nuk janë aq vdekjeprurëse.
Për dallim nga gjarpërinjtë, peshkaqenë dhe ngjashmëria e monstrave, sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut vrasin rreth 18 milionë njerëz në vit, që është më shumë se çdo shkak tjetër i vdekjes i kombinuar.
Autorët e kësaj video, sidoqoftë, pohojnë se të dhënat nuk janë të plota, ose se ka shkaqe të tjera të vdekjes, por edhe kjo tabelë e “cunguar” tregon qartë se nga çfarë duhet të kemi frikë. /Gazeta Sinjali/