Kina njoftoi sot 97 raste të reja të importuara të kontaminuara me koronavirusin e ri, një nivel që nuk ishte arritur që prej fillimit të marsit.
Pandemia është përhapur përgjithësisht në vend pak kohë pasi ‘u zhduk’ nga Kina.
Vetëm dy raste lokale të tjera janë regjistruar nga Ministria e Shëndetësisë, por autoritetet shqetësohen për një valë të dytë epidemike, të importuar nga udhëtarët ndërkombëtarë.
Përballë këtij fenomeni, Kina ka mbyllur kufijtë pothuajse plotësisht me vendet jashtë.
Rastet e importuara janë kryesisht nga fakti i kinezëve të kthyer në shtëpi. /Gazeta Sinjali/