image Një zyrtari policor në Shtime i thyhet shtëpia, mësohet çka iu vodh

Siguri

Një zyrtari policor në Shtime i thyhet shtëpia, mësohet çka iu vodh

news image

Një rast “vjedhje e rëndë” është raportuar të ketë ndodhur dje në Shtime, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet se personi që iu thye shtëpia nga hajdutët, është zyrtar policor.

Po ashtu burimet i kanë treguar Sinjalit se çka u vodh nga ai.

Sipas burimeve, nga shtëpia e zyrtarit policor, e cila u thye derisa ai nuk ishte aty, u vodh arma e tij Glock 19, 1 karikator me 15 fishekë si dhe stoli ari dhe bizhuteri në vlerë 2 mijë euro.

Policia ka nisur të hetojë rastin. /Gazeta Sinjali/