image Një votues në Serbi e prish fletëvotimin për President, e shkruan emrin e Albin Kurtit

Rajon

Një votues në Serbi e prish fletëvotimin për President, e shkruan emrin e Albin Kurtit

news image

Sot kur po votohet për zgjedhjet e rregullta presidenciale në Serbi, një votues e ka prishur fletëvotimin, ndërsa lartë në fletë e ka shkruar emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në Serbi po votohet për zgjedhjet e rregullta presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete.

Portali “Jepi zë” shkruan se kjo fletë e votimit i është dërguar nga një votues i deklaruar i Luginës së Preshevës. 

/GazetaSinjali/