Sot është bërë një vjet që kur erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje.
Qeveria Kurti u votua me 67 vota për dhe 30 kundër, më 22 mars të vitit 2021.
Kurti nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në zgjedhje për shkak të problemeve me ligjin, por LVV fitoi shumicën e votave duke rritur kështu numrin e deputetëve dhe formimin e qeverisë.
Vetëvendosje në Kuvend ka 58 deputetë.
Kujtojmë se Albin Kurti edhe në vitin 2019 ishte zgjedhur kryeministër, por Qeveria e tij u rrëzua me mocion mosbesimi nga partneri i koalicionit, LDK-ja.