image Një vit nga strehimi i afganëve në Kosovë, Sveçla takohet me një delegacion amerikan

Politikë

Një vit nga strehimi i afganëve në Kosovë, Sveçla takohet me një delegacion amerikan

news image

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, këtë të premte ka takuar një delegacion amerikan për të diskutuar mbi procesin e strehimit të afganëve.

Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e procesit të pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të këtij procesi, njofton Klankosova.tv.

MPJ-ja nëpërmjet një kumtese thotë se Kosova deri më tash ka zhvilluar me sukses këtë operacion falë angazhimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

Mes tjerash thuhet se Sveçla ka falënderuar delegacionin dhe ka ritheksuar gatishmërinë për bashkëpunim me ShBA-në në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

/GazetaSinjali/