image Një virus respirator godet foshnjet në Itali, gjendje e rëndë në spitale

Evropë

Një virus respirator godet foshnjet në Itali, gjendje e rëndë në spitale

news image

Shumë foshnje në Itali janë prekur nga një virus i cili po sulmon rrugët e frymëmarrjes. Si pasojë e kësaj, repartet pediatrike janë mbushur.

Kështu kanë shkruar mediat italiane, sipas të cilave mjekët thonë se janë shtuar shumë raste të bronkiteve dhe pneumonive, të cilat duket se janë shkaktuar pikërisht nga virusi në fjalë.

Infeksione të tilla konsiderohen përgjegjëse për gati 5% të vdekjeve te fëmijët nën moshën 5-vjeç në të gjithë botën.

Pandemia e COVID-19 kishte bërë që problemet e kësaj natyre të zbrisnin mirëpo tani po shfaqen sërish. President i Shoqatës Italiane për Sëmundjet respiratore te të miturit, Fabio Midulla, ka thënë se ky lloj virusi nënvlerësohet shumë.

Te fëmijët pak më të rritur, ai mund të kalojë me simptoma më të lehta si temperaturë e kollë ndërsa te të porsalindurit, situata mund të jetë më shqetësuese, duke sjellë edhe bronkite të rënda.

Kundër këtij lloj virusi nuk ka aktualisht vaksinë, por Pfizer ka njoftuar së fundi se një studim i tij për sëmundjen në fjalë është tashmë në fazën e tretë dhe ka hyrë në procedurë aprovimi të përshpejtuar nga FDA në SHBA.

/GazetaSinjali/