Një ish-ushtar aziatiko-amerikan i cili heqi këmishën dhe tregoi shenjat e tij për të provuar “patriotizmin” e tij në një takim të bashkisë është bërë virale në mediat sociale.
Lee Wong, 69-vjeç, është duartrokitur pasi bëri një deklaratë të fuqishme në lidhje me diskriminimin.
Por disa thanë se aziatiko-amerikanët nuk duhet të ndihen të detyruar të provojnë besnikërinë e tyre ndaj vendit të tyre.
Lee Wong, an elected official in West Chester, Ohio & @USArmy veteran with 20-years of service, took his shirt off during a town hall meeting on Wednesday and revealed scars he received during his service. “Is this patriot enough?” he asked #StopAsianHate https://t.co/3nCwTlVGxD pic.twitter.com/0R1TX3MTtp
— James LaPorta (@JimLaPorta) March 26, 2021
Racizmi anti-aziatik po rritet në SHBA. Javën e kaluar gjashtë gra aziatike u vranë në Atlanta së bashku me dy viktima të tjera.
Mijëra aziatiko-amerikanë kanë raportuar raste të dhunës racore në muajt e fundit, raste këto të cilat lidhen me retorikën se populli aziatik është fajtor për shpërndarjen e COVID-19.
Wong një i zgjedhur në West Chester në Ohio ka folur në takim për racizmin me të cilin është ballafaquar si person aziatik.
Gjatë adresimit të tij, ai filloi ta hiqte këmishën duke thënë “Unë do t’iu tregoj juve se si patriotizmi duket”.
Ai ngriti lartë këmishën duke treguar shenja të mëdha në gjoksin e tij.
“Këtu janë provat e mija. Kjo është bërë gjatë shërbimit tim në ushtrinë amerikane. A është patriotike mjaftueshëm”, ka thënë ai.
Ai ka shërbyer për 20 vjet në ushtrinë amerikane. /Gazeta Sinjali/