image Një vegan pëson traumë psikologjike pasi hëngri picë me proshutë

Botë

Kuriozitete/ Një vegan pëson traumë psikologjike pasi hëngri picë me proshutë

news image

Patrick Hunkins nga Australia ka pësuar një traumë psikologjike pasi ka ngrënë një picë me proshutë.

Hunkins thotë se kishte porositur një picë me perime, por që pica i erdhi edhe me proshutë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Pata një ndjesi të tmerrshme. Kuptova që kisha ngrënë një kafshë. Mosngrënia e kafshëve është bërë pjesë e besimit tim dhe u ndjeva i turpëruar. Gjithashtu, pata një ndjenjë të madhe faji. U shokova”, citohet të ketë thënë ai për Daily Mail Australia.

Hunkins më tutje ka shtuar se është ndjerë i trashtuar nga restoranti, pasi që ata i kishin siguruar që ishte picë vegane.

“Jam vegan prej 4 vitesh tashmë dhe fakti që kam ngrënë një kafshë pa dijeninë time i ka hedhur poshtë të gjitha vlerat e mia”, shtoi australiani i traumatizuar./Gazeta Sinjali/