image Një pjesëtar i FSK-së infektohet nga koronavirusi

Kosovë

Pandemia/ Një pjesëtar i FSK-së infektohet nga koronavirusi

news image

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se një pjesëtar i FSK-së jashtë vendit është prekur nga koronavirusi.

“Ka një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të FSK-së siç janë atashetë ushtarakë me misione apo trajnime ushtarake jashtë vendit. Deri tani vetëm njëri prej tyre rezulton i prekur me COVID-19 derisa ishte në një trajnim”, tha Quni në RTV Dukagjini.

Quni nuk ka dashur të tregojë vendin ku është infektuar ushtaraku, duke konsideruar këtë si deskrecion shtetëror.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes thotë se me të janë në kontakt dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ai madje as që e ka vërejtur që është i infektuar, por kur ka bërë testet si gjithë pjesëtarët tjerë, ka rezultuar pozitiv”.

Duke folur për rolin e FSK-së në menaxhimin e pandemisë, Quni thotë se për momentin FSK bën transportimin e udhëtarëve nga aeroporti apo kufiri tokësor si dhe vendosjen e tendave nëpër qendra të ndryshme mjekësore. /Gazeta Sinjali/