image Një tjetër varr masiv me 900 trupa gjendet në Kiev

Botë

Një tjetër varr masiv me 900 trupa gjendet në Kiev

news image

Një tjetër varr masiv që mban 900 trupa është gjetur në rajonin e Kievit. Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë me mediat polake, ai akuzoi trupat ruse për “pastrimin e gjurmëve” dhe përdorimin e krematoriumeve të lëvizshëm për të djegur kufomat.

“Askush nuk e di se sa njerëz kanë vdekur në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim”, tha Zelensky.

Detaje të tjera presidenti i Ukrainës nuk dha. Vendi më herët akuzoi trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin, qytete pranë kryeqytetit Kiev, të cilat janë pushtuar për javë të tëra nga Rusia.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat.

/GazetaSinjali/