image Një tjetër projekt muzikor po vjen nga Ledri Vula

Showbiz/ Një tjetër projekt muzikor po vjen nga Ledri Vula

news image

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Ledri Vula, javë më parë publikoi projektin e ri muzikor “Prej Inati”.

Ky projekt, i cili ka vetëm pak ditë nga lansimi, u prit shumë mirë nga publiku dhe tanimë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në platformën YouTube.

Gjersa po shijon suksesin e këngës së dytë për vitin 2020, 33-vjeçari paralajmëroi fansat se së shpejti po vjen me prurje të re.

Ai në llogarinë e tij zyrtare, Instagram, ka publikuar një fotografi, ku pyet fansat për titullin e projektit të radhës.

“Emri i këngës tjetër?”, është përshkrimi sipër imazhit që arriti t’i grumbullojë mbi një mijë mesazhe nga fansat, duke dhënë versione të ndryshme për titullin.

https://www.instagram.com/p/B9Ws741hiwW/?utm_source=ig_embed