Një këmbësore ka humbur jetën tragjikisht pasi është përplasur për vdekje nga një makinë e tipit “Mercedes-Benz”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në aksin rrugor Levan – Tepelenë pranë fshatit Varibop.
Viktima është një grua 35 vjeç me inicialet E.A., thotë policia e Fierit. Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin është një 46-vjeçar me iniciale E.A. nga Tirana. Ky i fundit u shoqërua në polici për të dhënë shpjegime lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një tjetër këmbësore u aksidentua për vdekje nga një automjet. Në Lushnje, 51-vjeçarja T. A. ndodhej në biznesin e familjes së saj kur u përplas nga makina që hyri brenda lulishtes. Makina drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili dyshohet ka qenë nën ndikimin e alkoolit.