image Një studim zbulon se cili grup i gjakut rrezikon më pak të preket nga virusi

Botë

Një studim zbulon se cili grup i gjakut rrezikon më pak të preket nga virusi

news image

Personat me grupin e gjakut 0 kanë më pak rrezik të preken nga koronavirusi. Ky është rezultati i dalë nga të dhënat paraprake të një studimi të shoqërisë së testeve gjenetike “23andMe”, që ka përfshirë rreth 750 mijë pjesëmarrës.

Në prill, kërkuesit nisën testet për të ndihmuar shkencëtarët të kuptonin më mirë se si gjenetika ndikon në zhvillimin e pandemisë. Në veçanti, reflektorët u përqendruan mbi arsyet për të cilat disa pacientë infektohen me SarsCov2 dhe sëmuren rëndë, ndërsa disa të tjerë kanë simptoma të lehta, të moderuara, ose nuk kanë pasur simptoma.

Të dhënat paraprake të studimit gjenetik, që vijon, duket se japin prova të mëtejshme të rëndësisë së llojit të gjakut të një personi, të përcaktuar nga gjeni ABO, në dallimet në ndjeshmërinë ndaj virusit”, bëri të ditur kompania në lidhje me hulumtimin.

Më saktësisht, gjaku i tipit 0 mund të jetë mbrojtës ndaj virusit. Në fakt, rezultatet e hershme tregojnë se njerëzit me gjak të tipit 0 janë midis 9 dhe 18% më pak të predispozuar për të dalë pozitivë me COVID-19 sesa llojet e tjera të gjakut. Jo vetëm kaq, sipas asaj që doli në pah, grupi i gjakut tip 0 gjithashtu parandalon forma serioze të sëmundjes.

“Këto gjetje janë të vlefshme nëse ato janë të përshtatshme për moshën, gjininë, indeksin e masës trupore, përkatësinë etnike”, vëzhgoi ndërmarrja, duke shtuar se “duket se ka dallime të vogla në ndjeshmëri midis llojeve të tjera të gjakut”. “Lidhjet midis COVID-19, koagulimit të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare gjithashtu janë raportuar,” tha Adam Auton, studiuesi kryesor në studim./ Gazeta Sinjali/