Nga nesër nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Edmond Hoxha” në Komunën e Junikut do të kalojnë nga mësimi në shkolla në atë online, raporton Gazeta Sinjali.
Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali është marrë sot nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pasi që 6 mësimdhënës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Më poshtë gjeni vendimin e plotë./Gazeta Sinjali/