Shkolla fillore “Kelmend Rizvanolli” ka vendosur që ta ndërpresë grevën e inicuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Nesër më 14 shtator do të rifillojë procesi mësimor.
Kështu u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi.
Në njoftim u tha se kjo po bëhet për të mirën e nxënësve.
“Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e merkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt” – njofton Sh. F “Kelmend Rizvanolli”.