image Një rrugë në New York emërtohet “Fan Noli”

Botë

Një rrugë në New York emërtohet “Fan Noli”

news image

Krymeninistri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një rrugë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marr emrin e rilindësit shqiptar Fan S. Noli.

Kurti, përmes postimin në Facebook, ka thënë se kjo është një ngjarje simbolike.

“Përkujtimi i këtij rilindësi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju Jork, është një ngjarje simbolike e përbashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm”.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se në sajë të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në SHBA.

“Në sajë të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në ShBA, si edhe forcohet aleanca e shkëlqyeshme e kombit shqiptar me kombin amerikan. Urime shqiptaro-amerikanëve për kurorëzimin e punës së tyre për vendosjen në Nju Jork të kësaj shenje simbolike me domethënie të madhe!”, ka thënë Kurti.

/GazetaSinjali/