Një rrugë në Ferizaj, tani e tutje do të mbajë emrin e mjekut Sami Spahiu, i cili u nda nga jeta në moshë të re, para pesë vitesh.
Mjeku Spahiu njihej si person i shoqërueshëm dhe me vlera te rrethi i tij e kolegët, kudo që punoi, shkruan Gazeta Sinjali.
Spahiu shquhej si profesionist në punën e tij, i përkushtuar, i përgjegjshëm dhe i dashur.