image Një rast fatal nga 31 aksidente që ndodhën gjatë 24 orëve në Kosovë

Kosovë

Siguri/ Një rast fatal nga 31 aksidente që ndodhën gjatë 24 orëve në Kosovë

news image

Një rast me fatalitet është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Aksidenti fatal ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në rrugën rajonale Mitrovicë-Bajgorë segmenti rrugor “Tuneli i parë” në Mitrovicë, ku ishte e përfshirë një veturë që ka goditur këmbësorin, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në spitalin rajonal në Mitrovicë ka vdekur viktima mashkull shqiptar, 81 vjeçar.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme në mbarë vendin janë shënuar 31 aksidente, 10 prej të cilave kanë rezultuar me të lënduar.

Njësitet e trafikut kanë shqiptuar 1,343 gjoba në trafik. Policia poashtu njofton se ka arrestuar 26 persona, në mbajtje ka dërguar 22 ndërsa në vuajtje të dënimit dy persona./Gazeta Sinjali/