image Një qytetar rrahë dy policë në Ferizaj

Siguri

Një qytetar rrahë dy policë në Ferizaj

news image

Një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda stacionit policor në këtë qytet bëjnë të ditur se i policët janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare për zbatimin e planit – masat parandaluese për COVID-19.

Këto burime i kanë thënë gazetës se i dyshuari fillimisht ishte gjobitur nga zyrtarët policorë për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Kështu, në shenjë revolte ndaj gjobës, ai dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht dy policët, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/