image Një qytetar nga Gjakova blen alkool të njëjtë në 6 barnatore, por me çmime të ndryshme

Sinjalizime

Një qytetar nga Gjakova blen alkool të njëjtë në 6 barnatore, por me çmime të ndryshme

news image

Një alkool të njëjtë e ka blerë në 6 barnatore të ndryshme në Gjakovë, por një sinjalizues i Gazetës Sinjali, ka treguar se për secilin ka paguar çmim tjetër, ani pse është produkti i njëjtë.

Sinjalizuesi që ka dashur të mbetet anonim, madje ka dërguar edhe kuponët fiskalë që e dëshmojnë një gjë të tillë.

Alkoolin e njëjtë e ka blerë herë me çmim 3 euro, herë 3.30, herë 3.40 dhe një barnatore tjetër 4 euro.

Alkooli peshon 1 litër.

/Gazeta Sinjali/