image Një qytetar në Prishtinë sulmohet me kondak të armës, përfundon në QKUK

Siguri

Një qytetar në Prishtinë sulmohet me kondak të armës, përfundon në QKUK

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari e ka sulmuar me kondak të armës një person në rrugën “Hyn Popova” dje në mesditë.

Si pasojë e këtij sulmi, qytetari ka pësuar lëndime të rënda trupore.

I lënduari ndodhet ende në QKUK dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij momentalisht është stabile.

Ndërkaq, Sinjali mëson se i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/