Në një nga rrjedhjet më të mëdha të dokumenteve financiare kanë dalë në pah pasuria dhe marrëveshjet e fshehta të udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve.
Pjesë e dosjeve të “Panama Papers” rezulton të jetë edhe një politikan shqiptar , ku një rrjet gazetarësh investigativë zbuluan mijëra dokumente se si liderë botërorë dhe miliarderë kanë fshehur pasuritë në parajsa fiskale.
Sipas linkut të faqes që ka publikuar në mesin e 336 politikanëve është edhe një nga Shqipëria.
Mirëpo, ende nuk dihet emri i politikanit shqiptar që ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale.
Në linkun e “Pandora Papers” janë të dhënat e 27 mijë kompanive, 13 prej të cilave të lidhura me pronarë në Shqipëri.
Mes emrave të përfshirë janë ish-kryeministri britanik Blair, presidenti rus Putin, kryeministri çek Babis, presidenti ukrainas, Mbreti i Jordanisë, dhe disa liderë të tjerë botërorë. /Gazeta Sinjali/