image Një polic shqiptar në Preshevë infektohet nga koronavirusi

Rajon

Rajon/ Një polic shqiptar në Preshevë infektohet nga koronavirusi

news image

Një polic shqiptar nga Presheva, është prekur nga Covid-19.

Lajmi është konfirmuar gjatë ditës së sotme.

Ky është rasti i parë me koronavirus, në këtë pjesë të Serbisë, e cila është e banuar me shumicë shqiptare.

Pacienti, shqiptar nga Presheva, që rezultoi me Covid-19, është duke u trajtuar në spitalin e Vranjës.

Ndryshe, në gjithë Serbinë deri më tani janë konfirmuar 4 mijë e 873 raste të prekura nga ky virus vdekjeprurës.

99 prej të infektuarve nuk arritën të përballojnë infeksionin, krahas sëmundjeve tjera kronike dhe si pasojë e tij kanë ndërruar jetë. Derisa 400 prej të prekurve në Serbi, janë raportuar të shëruar nga pandemia./GazetaSinjali/