image Një pjesëtar i IPK-së pranon mesazhe me përmbajtje të urrejtjes racore e religjioze

Siguri

Një pjesëtar i IPK-së pranon mesazhe me përmbajtje të urrejtjes racore e religjioze

news image

Një rast i nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit, është regjistruar në Policinë e Kosovës më datë 13 prill, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ky incident ka ndodhur në fshatin Banjskë të Vushtrrisë.

Sinjali po ashtu mëson prej burimeve se bëhet fjalë për një pjesëtar të Inspektoratit Policor të Kosovës.

I njëjti, ka njoftuar më 15 prill se më datë 13 rreth orës 19:30, ka pranuar mesazh në telefonin e djalit të tij nga një person i dyshuar.

Në mesazh, pati përmbajtje të ndryshme të urrejtjes racore dhe religjioze.

Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/