image Një pjesë e punëtorëve të Telekomit të Kosovës mbesin ende pa paga

Kosovë

Buxheti/ Një pjesë e punëtorëve të Telekomit të Kosovës mbesin ende pa paga

news image

Një pjesë e punëtorëve të Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat e muajit janar, ani pse  sot gjendemi më 6 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.

Përkundër, shpenzimeve të Telekomit të Kosovës, për të cilën Gazeta Sinjali ka raportuar në vazhdimësi, Telekomi i Kosovës po ka probleme me pagat e punëtorëve.

Sipas disa informatave që i ka siguruar Gazeta Sinjali, pagat i kanë marrë vetëm punëtorët nga grada 1 deri në 8, ndërsa punëtoret me grada të tjera nuk janë paguar ende.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit të Kosovës, Lami Balaj.

Ai ka thënë se pritet që nesër të dalin pjesë tjetër e pagave, ndërse ende gjenden brenda afatit ligjor për t’u kryer pagesa ndaj punëtorëve.

“Një pjesë e punëtorëve i kanë marrë mirëpo stafi menaxherial hala jo. Brenda afatit jemi ende, se me kontratë e kemi që brenda 10 ditëshit të parë të muajit me u kry pagesat”, ka thënë Balaj./Gazeta Sinjali/