image Një pjesë e Gjilanit prej dje ndriçohet vetëm nga një linjë e rrymës

Sinjalizime

Një pjesë e Gjilanit prej dje ndriçohet vetëm nga një linjë e rrymës

news image

Prej 22 dhjetorit, Kosova po përballet me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike për shkak të krizës nëpër të cilën po kalon vendi.

Sinjali ka raportuar vazhdimisht për qytete e fshatra të cilët kanë mbetur pa rrymë për orë e ditë të tëra. Një ndër to është edhe qyteti i Gjilanit.

Një sinjalizues i ka thënë Sinjalit, se zona afër Tregut të veturave prej ditës së djeshme është furnizuar vetëm me një linjë të rrymës elektrike.

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka probleme me rrymë, një fazë nuk ka prej dje. Bëhet fjalë për zonën afër Tregut të veturave“, ka thënë ai.

Kujtojmë që Qeveria ka vendosur Masa Emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike, ndërsa të martën ky vendim do të dërgohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

/GazetaSinjali/