image Një personit në Rahovec hajnat ia vjedhin 14 pushkë, 28 pistoleta dhe 800 euro

Kosovë

Një personit në Rahovec hajnat ia vjedhin 14 pushkë, 28 pistoleta dhe 800 euro

news image

Një vjedhje e rëndë është cilësuar të ketë ndodhur në Rahovec ku një personit i janë vjedhur 14 pushkë gjuetie.

Përveç pushkëve të gjuetisë në raport të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personit në fjalë i janë vjedhur edhe 28 pistoleta dhe rreth 800 euro para të gatshme.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe kanë vjedhur katërmbëdhjetë pushkë gjuetie, njëzetë e tetë pistoleta dhe rreth 800 euro para të gatshme. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/