Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ka njoftuar se në sektorin e organizimit të eventeve janë anuluar gjithsej 60 festivale, shkaku i pandemisë së COVID-19. Sipas Krasniqit arsyeja e anulimit të festivaleve është që këto biznese nuk kanë për kë të shërbejnë, prandaj janë në masë të madhe dhe janë bllokuar plotësisht.
OAK ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve që të ofrohet përkrahje për organizuesit e eventeve pasi ekonomia e këtij sektori është dëmtuar shumë si shkak i pandemisë.
“Sektori i organizuesve të eventeve konsiderohen si një nga zinxhirët më të mëdhenjë sezonal pas gastronomisë, e ndër problemet kryesore me të cilat po përballen si pasojë e mos gjenerimit të të hyrave janë pamundësia e mbulimit të pagave të stafit, pagesa e qirasë e shpenzimet fikse. Në këtë po ndikon edhe pamundësia e inkasimit të borxheve të vitit të kaluar, e sidomos mos ekzekutimi i pagesave nga ana e institucioneve për bizneset’’, thuhet në njoftimin e Odës së Afarizmit.
Sipas OAK, këto masa duhet të jenë së paku një vjeqare, në mënyrë që ky sektor të ketë mundësi të rifillimit të operimit dhe të tejkalohet situata e rënduar në të cilën gjenden, pasiqë për dallim nga sektorët e tjerë që kanë pasur shtyerje për disa muaj, këtij sektori i janë anuluar dhe shyer për 1 vit eventet dhe aktivitetet e parapara.
Lidhur me këto, Oda e Afarizmit të Kosovës ka përcjellur një shkresë për ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, në mënyrë që të përfshihen në draftin final të Pakon e Rimëkëmbjes, ashtu që të sigurohet përkrahja adekuate dhe t’i jepet mundësia që ky sektor të mbijetoj./Gazeta Sinjali/.